Mercedes: alternatori dhe njoftimi për baterinë
Alternatori e mbush baterinë dhe furnizon sistemet elektrike gjatë vozitjes. Te Mercedes modern, alternatori komandohet nga njësia e motorit dhe nuk karikon gjithmonë me fuqi të plotë.
· Auto Energjia, Prishtinë
Foto: Precious Madubuike / Unsplash
Shenjat
- njoftim për karikim ose për baterinë në tabelë
- funksione komforti fiken gjatë vozitjes
- dritat dobësohen
- start-stop nuk punon
Diagnostikimi
Matet tensioni dhe rryma e karikimit me motor në punë dhe me ngarkesë. Me diagnostikë lexohet komunikimi i alternatorit me njësinë e motorit. Kontrollohet rripi ndihmës dhe tensioneri, sepse rripi që rrëshqet jep karikim të dobët.
Riparimi
Te disa raste ndërrohet vetëm rregullatori ose rrota e lirë e alternatorit. Kur alternatori ka defekt në mbështjellje ose kushineta, ndërrohet komplet. Pas ndërrimit testohet karikimi dhe bateria.
Pyetje të shpeshta
A mund ta dëmtojë alternatori baterinë?
Po. Karikimi i dobët ose i tepërt e shkurton jetën e baterisë.
Pse alternatori bën zhurmë?
Zakonisht nga kushinetat ose rrota e lirë. Kjo kontrollohet duke hequr rripin.
Servis Mercedes-Benz te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Mercedes-Benz: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
