Gabimet elektronike te Mercedes pas ndërrimit të baterisë
Kur bateria e Mercedes shkarkohet ose ndërrohet, shumë module humbin tensionin njëkohësisht. Pas kësaj mund të dalin mesazhe në bord. Shumë prej tyre janë të përkohshme, por disa kërkojnë rivendosje ose adaptim.
· Auto Energjia, Prishtinë

Mesazhe të zakonshme
- ESP ose sistemi i stabilitetit i padisponueshëm
- dritaret që nuk mbyllen automatikisht
- çatia diellore që nuk funksionon si duhet
- timoni që kërkon kalibrim të këndit
- gabime në ndriçim ose në sistemet ndihmëse
Çka bëhet pas ndërrimit
- inicializimi i dritareve dhe i çatisë diellore
- kalibrimi i sensorit të këndit të timonit, shpesh me rrotullim majtas-djathtas
- fshirja e gabimeve që kanë dalë nga tensioni i ulët
- kontrolli i orës dhe i cilësimeve
Kur nuk është vetëm bateria
Nëse gabimet kthehen edhe me bateri të re, kontrollohet sistemi i ngarkimit, konsumi në qetësi dhe lidhjet masë. Një modul që nuk “fle” mund ta shkarkojë baterinë gjatë natës.
Te Auto Energjia
Testojmë baterinë dhe gjeneratorin, montojmë baterinë e duhur, fshijmë gabimet dhe bëjmë inicializimet e nevojshme. Nëse ka konsum në qetësi, e matim dhe e gjejmë modulin përgjegjës.
Pyetje të shpeshta
Pse ESP del në panel pas ndërrimit të baterisë?
Shpesh sepse sensori i këndit të timonit ka humbur kalibrimin. Pas rrotullimit të timonit ose kalibrimit zhduket.
A duhet AGM te Mercedes?
Nëse vetura ka pasur AGM, duhet AGM.
Servis Mercedes-Benz te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Mercedes-Benz: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
