Klima te Audi: kompresori me valvul kontrolli dhe gazi R1234yf

Klima te Audi A4, A6, Q5 dhe të tjerë punon me kompresor me valvul kontrolli elektronike. Te modelet nga rreth 2013 shumë përdorin gaz R1234yf në vend të R134a. Kur klima nuk ftoh, diagnoza duhet të ndjekë gjithë sistemin.

· Auto Energjia, Prishtinë

Klima te Audi: kompresori me valvul kontrolli dhe gazi R1234yf

Shkaqet e zakonshme

Valvula e kontrollit

Te shumë Audi kompresori nuk ka tufë magnetike, por rregullohet nga valvula elektronike. Kur valvula dështon, kompresori nuk pompon edhe pse ka gaz. Ndërrimi i valvulës shpesh e zgjidh problemin pa ndërruar kompresorin.

Gazi R1234yf

Ky gaz kërkon pajisje të veçanta për nxjerrje dhe mbushje. Sasia duhet të jetë e saktë sipas etiketës. Mos përzieni gazra të ndryshëm.

Te Auto Energjia

Nxjerrim dhe masim gazin, bëjmë vakum dhe test rrjedhjeje, mbushim sasinë e saktë dhe matim temperaturën dhe presionet. Lexojmë gabimet e modulit të klimës dhe testojmë valvulën e kompresorit dhe klapat.

Pyetje të shpeshta

Pse klima ftoh vetëm në rrugë, jo në trafik?

Shpesh nga ventilatori i radiatorit ose kondensatori i bllokuar.

Sa shpesh duhet servis klime?

Kontroll një herë në vit dhe servis i plotë çdo dy vjet.

Servis Audi te Auto Energjia

Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Audi: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.

Lexoni edhe