Audi A4 B8 dhe B9: plani i servisit dhe pikat kryesore
Audi A4 është ndër veturat më të kërkuara në tregun e veturave të përdorura në Kosovë. B8 dhe B9 kanë motorë dhe ndërrues të ndryshëm, por disa pika servisi janë të përbashkëta.
· Auto Energjia, Prishtinë

Motorët
- 2.0 TDI: rripi i kohës dhe pompa e ujit, EGR, DPF dhe AdBlue te B9
- 2.0 TFSI: tensioneri i zinxhirit te B8 i hershëm, PCV, harxhimi i vajit
- 3.0 TDI: zinxhirët e kohës në pjesën e pasme
Ndërruesit
- Multitronic te B8 me tërheqje të përparme: vaj CVT në kohë
- S tronic DL501 te quattro dhe disa versione: mekatronika dhe vaji
- ndërruesi automatik te B9 i mëvonshëm sipas versionit
Suspensioni
Krahët e përparmë dhe kokat e tyre konsumohen. Dridhja në frenim kontrollohet edhe te suspensioni.
Elektronika
MMI, bateria dhe kodimi i saj, freni elektrik i parkimit.
Plani i servisit
- vaj dhe filtër rreth çdo 10.000–15.000 km
- rripi i kohës sipas intervalit te TDI
- vaj i ndërruesit sipas llojit
- frenat dhe lëngu i frenave
- kontroll i suspensionit dhe gjeometria
Pyetje të shpeshta
Cili A4 është më i mirë për blerje?
Varet nga buxheti dhe përdorimi. Te TDI kontrolloni rripin e kohës; te TFSI tensionerin dhe harxhimin e vajit.
A duhet kontrolluar ndërruesi para blerjes?
Po, sidomos Multitronic dhe S tronic.
Servis Audi te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Audi: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
