BMW DPF: rigjenerimi dhe vozitja në qytet
Çdo BMW diesel i ri ka filtër grimcash (DPF). Ai i mbledh blozat dhe herë pas here i djeg gjatë një procesi që quhet rigjenerim. Kur vetura përdoret vetëm në qytet, rigjenerimi shpesh ndërpritet dhe filtri mbushet.
· Auto Energjia, Prishtinë

Si e dalloni rigjenerimin
Gjatë rigjenerimit ventilatori i motorit mund të punojë edhe pasi e fikni veturën, konsumi rritet pak, start-stop nuk aktivizohet dhe rrotullimet në punë boshe mund të jenë pak më të larta. Nëse e fikni veturën gjatë këtij procesi, ai ndërpritet dhe bloza mbetet.
Shenjat e DPF-së së mbushur
- drita paralajmëruese e motorit ose mesazh për filtrin
- humbje fuqie dhe program emergjence
- rigjenerime shumë të shpeshta
- konsum i rritur i karburantit
Çka bëhet në servis
Te Auto Energjia lexojmë ngarkesën e llogaritur dhe presionin diferencial të filtrit, kontrollojmë sensorin e presionit dhe tubat e tij, sepse sensori ose tubi i plasaritur jep lexime të gabuara. Nëse filtri është vetëm i ngarkuar, bëjmë rigjenerim të shërbimit me diagnostikë. Nëse ka hi të shumtë pas shumë kilometrave, filtri duhet pastruar profesionalisht ose ndërruar. Kontrollohet edhe EGR-ja, injektorët dhe termostati, sepse ato rrisin prodhimin e blozës.
Këshillë për vozitjen
Nëse vozisni kryesisht në qytet, një herë në javë bëni rreth 20 minuta vozitje në rrugë të hapur me rrotullime të qëndrueshme. Përdorni vaj me hi të ulët sipas standardit BMW.
Pyetje të shpeshta
A ndihmon aditivi për DPF?
Aditivët nuk e zëvendësojnë rigjenerimin e duhur. Nëse filtri është shumë i ngarkuar, duhet kontroll me diagnostikë.
A mund të hiqet DPF?
Heqja e DPF-së nuk është e ligjshme dhe vetura nuk e kalon kontrollin teknik siç duhet. Rekomandojmë diagnozë dhe pastrim.
Servis BMW te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për BMW: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
