Klima te BMW: kompresori, kondensatori dhe rrjedhjet
Klima te BMW punon me kompresor me valvul kontrolli, kondensator përpara radiatorit dhe gaz R134a ose R1234yf te modelet më të reja. Kur klima fryn ajër të vakët, shkaku nuk është gjithmonë mungesa e gazit.
· Auto Energjia, Prishtinë

Shkaqet më të shpeshta
- rrjedhje e vogël gazi te kondensatori ose lidhjet
- valvula e kontrollit të kompresorit
- kondensatori i bllokuar me papastërti
- ventilatori elektrik që nuk punon
- filtri i kabinës i bllokuar
Pse mbushja pa kontroll nuk mjafton
Nëse sistemi ka rrjedhje, gazi i ri ikën përsëri pas disa javësh. Kompresori që punon me pak gaz dhe pak vaj konsumohet. Prandaj sistemi duhet zbrazur, testuar me vakum dhe pastaj mbushur me sasinë e saktë të gazit dhe vajit.
Si kontrollohet te Auto Energjia
Me pajisje profesionale nxjerrim gazin, masim sasinë që ka pasur sistemi, bëjmë vakum dhe testojmë nëse sistemi e mban vakumin. Mbushim sasinë e saktë sipas etiketës së veturës. Pastaj matim temperaturën në gojëzat e ajrit dhe presionet. Nëse dyshohet rrjedhje, përdorim ngjyrues UV ose gaz testues.
Kondensatori te BMW
Kondensatori ndodhet përpara dhe goditet nga gurët. Te veturat me shumë kilometra ai mund të rrjedhë nga goditjet e vogla. Kontrollohet në çdo servis klime.
Pyetje të shpeshta
Sa shpesh duhet servisuar klima?
Kontroll një herë në vit dhe servis i plotë çdo 2 vjet është praktikë e mirë.
Pse ka erë të keqe klima?
Nga lagështia dhe bakteret në avullues dhe filtri i vjetër i kabinës. Ndihmon pastrimi i avulluesit dhe filtri i ri.
Servis BMW te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për BMW: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
