Mercedes Multibeam LED: gabimet, kondensimi dhe rregullimi
Multibeam LED është sistemi i fenerëve adaptivë të Mercedes që e ndan dritën e gjatë në segmente. Kamera në xham i dallon veturat përballë dhe sistemi fik vetëm segmentet që do t’i verbonin.
· Auto Energjia, Prishtinë
Foto: Rana Singh / Unsplash
Problemet më të shpeshta
- njoftim për defekt të dritës adaptive
- një pjesë e dritës ditore nuk ndizet
- kondensim brenda fenerit
- drita e gjatë adaptive nuk punon
Diagnostikimi
Me diagnostikë lexohen gabimet e moduleve LED dhe të ventilatorëve të ftohjes brenda fenerit. Ndonjëherë problemi është vetëm moduli i drejtimit, i cili mund të ndërrohet veçmas. Kontrollohen edhe sensorët e lartësisë në suspension dhe kamera.
Pas ndërrimit
Feneri i ri kodohet dhe rregullohet me pajisje optike. Te Multibeam, kamera dhe fenerët duhet të punojnë së bashku, prandaj kontrollohet edhe kalibrimi i kamerës.
Pyetje të shpeshta
A riparohet feneri LED?
Te disa raste ndërrohen modulet ose ventilatorët. Kur LED-të e integruara digjen, shpesh ndërrohet feneri.
Pse feneri ka ventilator?
LED-të prodhojnë nxehtësi në pjesën elektronike. Ventilatori e mban temperaturën nën kontroll.
Servis Mercedes-Benz te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Mercedes-Benz: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
