Mercedes OM651: injektorët dhe zhurma në ndezje të ftohtë
Motori OM651 është 2.1 litra diesel me katër cilindra që Mercedes e ka përdorur gjerësisht nga 2008 te C200 CDI, C220 CDI, E220 CDI, E250 CDI, GLK, Vito dhe Sprinter. Injektorët e tij janë pjesë që kontrollohet shpesh, sidomos te veturat me shumë kilometra.
· Auto Energjia, Prishtinë

Dy lloje injektorësh
Versionet e hershme të OM651 kishin injektorë piezo që kanë pasur probleme të njohura dhe fushata riparimi. Më vonë shumica e motorëve përdorën injektorë elektromagnetikë. Lloji i injektorit ndikon në diagnozë dhe në pjesët që nevojiten.
Shenjat
- ndezje e vështirë, sidomos me motor të ftohtë
- trokitje ose zhurmë e fortë në minutat e para
- dridhje në punë boshe
- tym ose erë diesel nga marmita
- gabime të korrigjimit të sasisë për cilindër
Rrjedhja te vendi i injektorit
Te OM651 është e njohur edhe rrjedhja e gazrave te vendi i injektorit kur rondela e bakrit nuk mban. Shenjat janë erë e djegur, blozë rreth injektorit dhe zhurmë si fishkëllimë. Nëse lihet gjatë, bloza mund ta ngecë injektorin në kokën e motorit.
Si kontrollohet te Auto Energjia
Lexojmë vlerat e korrigjimit për secilin cilindër, bëjmë testin e rrjedhjes kthyese dhe kontrollojmë vendet e injektorëve për blozë. Pas ndërrimit ose riparimit kodojmë injektorët në njësinë e motorit dhe ndërrojmë rondelat dhe vidat sipas procedurës.
Pyetje të shpeshta
A ndërrohen të gjithë injektorët?
Jo domosdoshmërisht. Testet tregojnë cilët janë jashtë vlerave.
Pse injektori ngec në kokën e motorit?
Nga bloza dhe korrozioni kur rondela rrjedh për kohë të gjatë. Nxjerrja bëhet me vegla të veçanta.
Servis Mercedes-Benz te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Mercedes-Benz: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
