Vaji për Mercedes: standardet MB 229.51, 229.52 dhe 229.5
Te Mercedes, vaji i motorit zgjidhet sipas standardit MB, jo vetëm sipas viskozitetit. Etiketa e vajit duhet ta përmendë standardin përkatës. Vaji i gabuar mund të ndikojë te filtri i grimcave, katalizatori dhe zinxhiri.
· Auto Energjia, Prishtinë

Standardet kryesore
- MB 229.5: për shumë motorë benzinë dhe diesel pa DPF
- MB 229.51: me hi të ulët, për diesel me DPF dhe shumë motorë benzinë
- MB 229.52: me hi të ulët dhe me kërkesa më të larta, për motorë më të rinj
- MB 229.71 dhe të tjera: për motorë të rinj me vaj më të hollë
Manuali ose etiketa nën kapakun e motorit tregon cilin standard kërkon vetura.
Pse hiri i ulët ka rëndësi
Diesel-ët me DPF dhe sistemet moderne të gazrave kërkojnë vaj me pak hi. Vaji me shumë hi e mbush DPF-në me mbetje që nuk digjen.
Intervali real
ASSYST mund të lejojë interval të gjatë. Në kushtet e Kosovës rekomandojmë ndërrim rreth çdo 10.000–15.000 km për shumicën e motorëve, sidomos te diesel-ët me shumë vozitje në qytet.
Te Auto Energjia
Përdorim vaj sipas standardit të Mercedes për motorin përkatës, filtër cilësor dhe rivendosim ASSYST.
Pyetje të shpeshta
A mund të përdor 5W-40 te Mercedes diesel?
Vetëm nëse vaji e ka standardin MB që kërkon motori. Viskoziteti vetëm nuk mjafton.
Sa vaj merr motori OM651?
Rreth 6–6,5 litra, varësisht nga versioni.
Servis Mercedes-Benz te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Mercedes-Benz: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
