Karbonizimi i valvulave te Audi TFSI me injektim direkt
Te motorët me injektim direkt, karburanti spërkatet direkt në cilindër dhe nuk i lan valvulat e thithjes. Me kohë avujt e vajit nga ventilimi i karterit formojnë depozita karboni në valvula. Kjo njihet si karbonizim.
· Auto Energjia, Prishtinë

Shenjat
- humbje graduale e fuqisë
- punë boshe e paqëndrueshme me motor të ftohtë
- ndezje të gabuara pa bobinë ose kandelë të dëmtuar
- konsum i rritur
Pse ndodh
Depozitat zvogëlojnë kalimin e ajrit dhe prishin rrjedhën në cilindër. Ndikojnë më shumë te veturat me rrugë të shkurtra dhe te motorët me ventilim karteri që nuk punon mirë.
Te cilat motorë
Shumica e TFSI me injektim vetëm direkt, si gjeneratat e para dhe të dyta të EA888 dhe disa V6 TFSI. Gjenerata e tretë EA888 ka edhe injektim indirekt që i ul këto depozita.
Pastrimi
Pastrimi me aditivë në karburant nuk arrin te valvulat e thithjes. Pastrimi efektiv bëhet duke hequr kolektorin e thithjes dhe duke i pastruar valvulat mekanikisht ose me material të imët shpërthyes. Te Auto Energjia, para pastrimit përjashtojmë shkaqet e tjera si bobinat, kandelat dhe PCV.
Pyetje të shpeshta
Sa shpesh duhet pastruar?
Nuk ka interval fiks. Shpesh pas 80.000–120.000 km, nëse ka simptoma.
A ndihmon karburanti me oktan më të lartë?
Jo për këtë problem, sepse karburanti nuk kalon mbi valvulat e thithjes.
Servis Audi te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Audi: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
