Sensori i nivelit të vajit te Audi: paralajmërim i rremë apo real
Shumë Audi të reja nuk kanë më shufër për matjen e vajit. Niveli matet me sensor në karter dhe shfaqet në MMI ose në panel. Kur del mesazhi “Kontrolloni nivelin e vajit”, duhet ditur nëse është problem real apo sensori.
· Auto Energjia, Prishtinë

Si matet niveli
Sensori mat nivelin me ultratinguj ose me termik dhe njësia e llogarit pas vozitjes. Matja e saktë kërkon që vetura të jetë në rrafsh, motori i ngrohur dhe të ketë kaluar pak kohë pas fikjes.
Kur paralajmërimi është real
- harxhim real i vajit nga motori
- rrjedhje të jashtme
- mbushje e pamjaftueshme pas servisit
Kur është sensori
- mesazh që del dhe zhduket pa ndryshim të nivelit
- gabime për sensorin në memorie
- vlera të paarsyeshme në diagnostikë
Te disa raste edhe lagështia në lidhjen elektrike të sensorit jep gabim.
Kontrolli te Auto Energjia
Masim nivelin me metodë të pavarur, lexojmë vlerat dhe gabimet e sensorit dhe kontrollojmë rrjedhjet. Nëse motori harxhon vaj, bëjmë test harxhimi për distancë të caktuar.
Mos e mbushni tepër
Shtimi i shumë vajit është po aq problem sa mungesa. Vaji i tepërt shkumon dhe mund të dëmtojë katalizatorin dhe ventilimin e karterit.
Pyetje të shpeshta
Si e kontrolloj nivelin pa shufër?
Nga MMI te menyja e veturës, me motor të ngrohur dhe veturë në rrafsh.
Pse niveli tregon ndryshe pas servisit?
Sistemi ka nevojë për pak vozitje dhe kohë për ta matur saktë.
Servis Audi te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Audi: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
