BMW B47 2.0d: çka përfshin servisi i rregullt

Motori B47 është 2.0 diesel që BMW e përdor që nga viti 2014 te 118d, 320d, 520d, X1, X3 dhe modele tjera. Është motor i qëndrueshëm, por kërkon servis të rregullt për turbinën, sistemin EGR, filtrin e grimcave dhe AdBlue te versionet më të reja.

· Auto Energjia, Prishtinë

BMW B47 2.0d: çka përfshin servisi i rregullt

Servisi bazë

Servisi i rregullt i B47 përfshin vajin e motorit me standard BMW Longlife-04 ose LL-12 FE sipas versionit, filtrin e vajit, kontrollin e filtrit të ajrit dhe të karburantit dhe leximin e memorieve të gabimeve. Filtri i ajrit të kabinës ndërrohet zakonisht një herë në vit, ndërsa lëngu i frenave çdo dy vjet.

Pikat që kontrollohen te B47 me shumë kilometra

Pas 150.000 km kontrollohen më me kujdes ftohësi dhe valvula EGR, sepse blozat mund ta pengojnë qarkullimin. Kontrollohet ngarkesa e filtrit të grimcave (DPF) dhe sa shpesh bën rigjenerim. Te versionet me AdBlue kontrollohen sensori NOx dhe ngrohësi i rezervuarit. Kontrollohet edhe turbina për lojë boshti dhe rrjedhje vaji në tubat e ajrit.

Pse nuk mjafton vetëm njoftimi në bord

Sistemi CBS e llogarit servisin sipas përdorimit, por vozitja e shkurtër në qytet, dimri i ftohtë dhe rrugët me pluhur e konsumojnë vajin më shpejt se sa tregon llogaritja. Te Auto Energjia rekomandojmë që intervali të përshtatet me mënyrën se si e përdorni veturën, jo vetëm me numrin në ekran.

Pyetje të shpeshta

Sa shpesh duhet ndërruar vaji te BMW B47?

Intervali maksimal mund të jetë deri në 30.000 km, por për përdorim në Kosovë, me shumë qytet dhe rrugë të shkurtra, një interval rreth 12.000–15.000 km është shumë më i sigurt për turbinën dhe zinxhirin.

A ka B47 zinxhir apo rrip?

B47 ka zinxhir kohe. Nuk ka interval fiks ndërrimi, por kontrollohet nëse shfaqet zhurmë ose gabim korrelacioni.

Servis BMW te Auto Energjia

Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për BMW: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.

Lexoni edhe