BMW N63 4.4 V8: konsumi i vajit dhe çka kontrollohet

N63 është motor 4.4 V8 me dy turbina të vendosura mes kokave të cilindrave. Kjo zgjidhje e bën motorin të fuqishëm, por e mban zonën mes kokave shumë të nxehtë, gjë që ndikon te guarnicionet, gypat e vakumit dhe konsumi i vajit.

· Auto Energjia, Prishtinë

BMW N63 4.4 V8: konsumi i vajit dhe çka kontrollohet

Foto: Michael Lock / Unsplash

Pse harxhon vaj N63

Te shumë versione të hershme, guarnicionet e valvulave dhe unazat e pistonave konsumohen më shpejt nga nxehtësia. Turbinat gjithashtu mund të fillojnë të kalojnë vaj kur boshtet konsumohen. Konsumi bëhet i dukshëm sidomos pas 100.000 km.

Çka kontrollohet

Mirëmbajtja që e zgjat jetën

Te N63 rekomandojmë ndërrim vaji më shpesh se intervali maksimal, rreth çdo 8.000–10.000 km. Pas vozitjes së fortë, lëreni motorin të punojë në vend një minutë para fikjes që turbinat të ftohen. Kontrolloni lëngun ftohës rregullisht, sepse rënia e nivelit te ky motor nuk duhet injoruar.

Pyetje të shpeshta

Sa konsum vaji është normal te N63?

Fabrika lejon konsum relativisht të lartë, por nëse duhet shtuar më shumë se një litër çdo 2.000–3.000 km, motori duhet kontrolluar.

A ia vlen të blihet BMW me N63?

Mund të ia vlejë nëse ka histori të plotë servisi dhe kontroll para blerjes. Pa histori, rreziku i shpenzimeve është i lartë.

Servis BMW te Auto Energjia

Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për BMW: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.

Lexoni edhe