Start-Stop te BMW nuk punon: shkaqet e zakonshme
Sistemi Start-Stop e fik motorin kur vetura ndalet dhe e ndez kur lëshoni frenën. Te BMW ai shpesh nuk aktivizohet, dhe shoferët mendojnë që ka defekt. Shumë herë sistemi thjesht pret që të plotësohen kushtet.
· Auto Energjia, Prishtinë

Kushtet kur Start-Stop nuk punon
- motori nuk ka arritur temperaturën e punës
- bateria nuk është mjaft e ngarkuar
- klima punon me fuqi të plotë ose temperatura jashtë është shumë e lartë ose e ulët
- rigjenerimi i DPF-së te diesel
- timoni është i kthyer ose pjerrësia e rrugës është e madhe
Kur është problem real
Nëse Start-Stop nuk punon kurrë, edhe pas rrugëve të gjata dhe në temperaturë të mesme, zakonisht shkaku është bateria e vjetër, bateria e paregjistruar ose sensori i baterisë. Te disa raste sensori i pedalit të frenave ose i kapakut të motorit jep sinjal të gabuar.
Si kontrollohet te Auto Energjia
Testojmë baterinë dhe gjendjen e ngarkimit që e raporton sensori IBS, kontrollojmë regjistrimin e baterisë dhe lexojmë arsyen që njësia e jep për mosaktivizim. Shumë BMW e ruajnë këtë arsye në memorie, prandaj diagnoza është e shpejtë.
A dëmton Start-Stop motorin?
Startuesi dhe bateria te veturat me Start-Stop janë të projektuara për ndezje të shpeshta. Përdorimi normal nuk e dëmton motorin.
Pyetje të shpeshta
A mund ta çaktivizoj përgjithmonë?
Butoni e çaktivizon për një rrugëtim. Çaktivizimi i përhershëm bëhet me kodim, por nuk e rekomandojmë pa arsye.
Pse Start-Stop punon në verë e jo në dimër?
Në dimër bateria ngarkohet më pak dhe motori ngrohet më ngadalë, prandaj sistemi aktivizohet më rrallë.
Servis BMW te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për BMW: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
