Mercedes 7G-Tronic: pllaka konduktore dhe sensorët e shpejtësisë

7G-Tronic (kodi 722.9) është ndërruesi automatik me shtatë shpejtësi që Mercedes e përdori nga 2003 deri afër 2016 te C, E, S, ML dhe shumë modele të tjera. Një problem i njohur i tij është pllaka konduktore, që ka sensorët e shpejtësisë së ndërruesit.

· Auto Energjia, Prishtinë

Mercedes 7G-Tronic: pllaka konduktore dhe sensorët e shpejtësisë

Çka është pllaka konduktore

Pllaka konduktore është pjesë elektronike brenda ndërruesit, mbi bllokun e valvulave. Ajo mban sensorët e shpejtësisë dhe lidh njësinë e ndërruesit me solenoidët. Kur njëri sensor dështon, ndërruesi nuk di sa shpejt rrotullohen boshtet.

Shenjat

Riparimi

Te Auto Energjia lexojmë gabimet dhe vlerat e sensorëve. Nëse pllaka konduktore është shkaku, ajo ndërrohet. Pllaka e re duhet të programohet sipas veturës, prandaj nuk mjafton vetëm montimi. Bashkë me riparimin ndërrohet vaji, filtri dhe guarnicioni i karterit dhe kontrollohet lidhja elektrike e ndërruesit, që shpesh rrjedh vaj.

Rrjedhja te lidhja elektrike

Vaji i ndërruesit mund të rrjedhë përmes lidhjes elektrike drejt kabllos. Kjo duhet riparuar, sepse vaji mund të udhëtojë deri te moduli.

Pyetje të shpeshta

A mund të riparohet pllaka konduktore në vend të ndërrimit?

Te disa raste po, sensori mund të ndërrohet, por shpesh ndërrimi i pllakës me programim është zgjidhja më e sigurt.

Sa shpesh ndërrohet vaji i 7G-Tronic?

Rreth çdo 60.000–80.000 km është praktikë e mirë, edhe pse disa manuale e lejojnë më gjatë.

Servis Mercedes-Benz te Auto Energjia

Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Mercedes-Benz: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.

Lexoni edhe