Audi 1.4 dhe 1.5 TFSI: servisi te A1, A3 dhe Q2
Motorët 1.4 TFSI dhe 1.5 TFSI nga familja EA211 përdoren te A1, A3, Q2 dhe Q3. Janë motorë të lehtë dhe ekonomikë, shpesh me sistemin e fikjes së dy cilindrave në ngarkesë të ulët.
· Auto Energjia, Prishtinë
Foto: Dextar Studio / Unsplash
Servisi
- vaji me standard VW 504 00 ose 508 00 sipas versionit
- filtri i vajit dhe filtri i ajrit
- kandela sipas planit
- rripi i kohës sipas kilometrave ose viteve
Rripi i kohës
EA211 ka rrip kohe në vend të zinxhirit, ndryshe nga motorët e vjetër 1.4 TSI. Intervali i ndërrimit varet nga versioni dhe nga plani i servisit. Rripi ndërrohet bashkë me tensionerin.
Pikat që kontrollohen
Pompa e ujit dhe termostati në një modul plastik mund të rrjedhin. Te 1.5 TFSI, disa versione kishin dridhje në rrotullime të ulëta që u përmirësuan me përditësim softueri. Te vozitja në qytet, filtri i grimcave te benzinat e reja mund të mbushet.
Pyetje të shpeshta
A kanë këta motorë problem me zinxhirin?
Jo, EA211 ka rrip kohe. Problemi i zinxhirit ishte te motorët e vjetër 1.4 TSI.
Pse 1.5 TFSI dridhet kur niset ngadalë?
Te disa versione ishte problem i njohur që u zgjidh me softuer dhe pjesë.
Servis Audi te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Audi: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
