Audi në modalitet emergjent: fuqi e kufizuar dhe ndërrues në marsh fiks
Modaliteti emergjent e mbron motorin ose ndërruesin. Te Audi, mund të shfaqet si fuqi e reduktuar ose si ndërrues që mbetet në marshin e tretë.
· Auto Energjia, Prishtinë
Foto: Ivan Kazlouskij / Unsplash
Shkaqet
- presioni i turbinës jashtë kufirit
- misfire
- mekatronika e S tronic ose multitronic
- sensorët e ndërruesit
- bateria e dobët
Çka duhet të bëni
Vozitni ngadalë deri në servis. Fikja dhe ndezja mund ta kthejnë normalen përkohësisht, por gabimi mbetet.
Diagnostikimi
Lexohen gabimet në motor dhe ndërrues me kushtet e ndodhjes. Testohen pjesët e dyshuara.
Si dallohet modaliteti emergjent i motorit nga ai i ndërruesit
Kur problemi është te motori, vetura zakonisht nuk kalon mbi rreth 3.000 rrotullime dhe nuk përshpejton, por ndërruesi vazhdon të ndërrojë marshet. Kur problemi është te ndërruesi, vetura mbetet në një marsh të caktuar, nuk ndërron më dhe shpesh ndihet goditje kur futet në D ose R. Te S tronic, në ekran mund të shfaqet njoftim që ndërruesi është në modalitet emergjent dhe se mund të vazhdohet me kujdes.
Shkaqet që i shohim më shpesh në Kosovë
- turbina TDI me aktuator që ngec, sidomos në dimër
- gypat e intercooler-it të shkëputur pas punës në motor
- valvula EGR e bllokuar nga blozat
- mekatronika e S tronic DQ200 te A1 dhe A3
- bateria e plakur që jep tension të ulët në ndezje
Te çdo rast, para ndërrimit të pjesëve, lexohen vlerat aktuale të presionit, temperaturës dhe sensorëve gjatë një prove rruge. Kjo tregon nëse gabimi ndodh vetëm në ngarkesë të caktuar.
Pyetje të shpeshta
A dëmtohet ndërruesi?
Modaliteti e mbron, por vozitja e gjatë nuk rekomandohet.
A ndikon bateria?
Po, tensioni i ulët jep gabime në shumë module.
A e fshin problemin fshirja e gabimeve?
Jo. Fshirja e largon njoftimin, por nëse shkaku mbetet, vetura kthehet në modalitet emergjent në kushtet e njëjta.
Servis Audi te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Audi: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
