BMW B58 3.0 benzinë: servisi dhe pikat që kontrollohen

B58 është motori gjashtëcilindrash 3.0 turbo që zëvendësoi N55. Përdoret te 340i, 440i, 540i, 740i, X3 M40i, X5 40i dhe shumë modele tjera. Konsiderohet një nga motorët më të mirë të BMW, por edhe ai kërkon servis të saktë.

· Auto Energjia, Prishtinë

BMW B58 3.0 benzinë: servisi dhe pikat që kontrollohen

Foto: Hoyoun Lee / Unsplash

Servisi i rregullt

Pikat e njohura te B58

Te disa versione shfaqet rrjedhje e lëngut ftohës nga gypat plastikë dhe nga ena e zgjerimit. Pompa elektrike e ujit mund të dështojë pas vitesh, njësoj si te motorët e tjerë BMW. Ventilimi i karterit është i integruar në kapakun e valvulave, prandaj kur ka defekt shpesh ndërrohet kapaku komplet. Kontrollohen edhe rrjedhjet e vajit te guarnicioni i karterit.

Kur motori modifikohet

B58 shpesh programohet për fuqi më të madhe. Në këto raste kandela, bobina dhe ftohja duhet të jenë në gjendje perfekte. Rritja e fuqisë pa kontroll të sistemit të ftohjes e shkurton jetën e motorit dhe të ndërruesit.

Pyetje të shpeshta

A ka B58 problem me zinxhirin?

Problemi është shumë i rrallë. Zinxhiri te B58 është në pjesën e pasme të motorit, prandaj zhurma e pazakontë duhet kontrolluar menjëherë.

Çfarë vaji përdor B58?

Sipas vitit dhe tregut, BMW LL-01 FE ose LL-17 FE me viskozitet 0W-20 ose 0W-30. Te Auto Energjia vaji zgjidhet sipas numrit të shasisë.

Servis BMW te Auto Energjia

Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për BMW: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.

Lexoni edhe