Kandelat e ngrohjes te BMW diesel në dimër
Motori diesel ndizet nga nxehtësia e kompresionit. Në të ftohtë, kandelat e ngrohjes e ngrohin dhomën e djegies që ndezja të jetë e lehtë. Te BMW diesel, kandelat e dëmtuara shfaqen më së shumti në mëngjeset e dimrit.
· Auto Energjia, Prishtinë

Shenjat
- motori ndizet me vështirësi në temperatura nën zero
- tym i bardhë dhe dridhje në minutat e para
- drita e motorit ose gabim për kandelat e ngrohjes
- punë jo e njëtrajtshme derisa motori ngrohet
Pse kontrollohen para dimrit
Një kandelë e dëmtuar në verë shpesh nuk vihet re. Në dimër ndezja bëhet e vështirë dhe motori punon jo mirë derisa të ngrohet. Ndezjet e vështira e rëndojnë edhe baterinë dhe startuesin.
Si kontrollohen
Te Auto Energjia lexojmë gabimet e modulit të kandelave, matim rezistencën e secilës kandelë dhe kontrollojmë modulin dhe instalimin. Kandelat te disa motorë mund të ngecin në kokën e motorit pas shumë vjetësh, prandaj nxirren me procedurë të kujdesshme për të mos u këputur.
Kontrolle të tjera për ndezjen në dimër
Kontrollohen edhe bateria, filtri i karburantit dhe termostati. Karburanti i dimrit ka rëndësi, sepse diesel-i i verës mund të trashet në të ftohtë.
Pyetje të shpeshta
A ndërrohen të gjitha kandelat njëherësh?
Shpesh rekomandohet, sepse kanë të njëjtën moshë. Por mund të ndërrohet edhe vetëm ajo e dëmtuara.
Sa zgjasin kandelat e ngrohjes?
Shpesh mbi 100.000 km, por varet nga motori dhe përdorimi.
Servis BMW te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për BMW: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
