BMW: pastrimi i klimës dhe dezinfektimi i avulluesit
Kur klima punon, avulluesi ftohet dhe mbledh lagështi nga ajri. Pas fikjes, në këtë zonë të errët dhe të lagësht krijohen baktere dhe myk. Kjo është arsyeja kryesore e erës së keqe kur ndizet klima.
· Auto Energjia, Prishtinë
Foto: Yoonbae Cho / Unsplash
Kur rekomandohet pastrimi
- kur ndihet erë myku në ndezje të klimës
- një herë në vit, para verës
- pas blerjes së një veture të përdorur
- kur pasagjerët kanë ndjeshmëri ndaj ajrit të klimës
Si bëhet
Ndërrohet filtri i kabinës dhe pastrohet zona e tij. Pastaj produkti dezinfektues futet në avullues me sondë, sipas mundësisë së qasjes, ose përmes sistemit të ajrimit me veturën në riqarkullim. Kontrollohet edhe kanali i kullimit të ujit nga avulluesi, sepse kur zihet uji mbetet brenda.
Si e mbani klimën të pastër
Fikni kompresorin e klimës disa minuta para destinacionit, ndërsa ventilatori vazhdon. Kështu avulluesi thahet. Përdorni klimën edhe në dimër herë pas here, sepse e mban sistemin të lubrifikuar dhe e tharë ajrin.
Pyetje të shpeshta
A ndihmon spray-i në ventilim?
Për pak kohë e mbulon erën, por nuk e pastron avulluesin. Era kthehet shpejt.
A duhet mbushur klima çdo vit?
Jo nëse sistemi nuk ka rrjedhje. Mbushja bëhet kur matet që gazi është i pakët.
Servis BMW te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për BMW: motor, ndërrues automatik, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
