VW DPF: kur bllokohet filtri i grimcave dhe si rigjenerohet
Filtri i grimcave (DPF) mbledh blozat nga shkarkimi dhe i djeg herë pas here. Kur djegia nuk përfundon, filtri mbushet dhe vetura humb fuqi.
· Auto Energjia, Prishtinë
Foto: Vladyslav Lytvyshchenko / Unsplash
Si funksionon rigjenerimi
Kur filtri mbushet, motori e rrit temperaturën e shkarkimit dhe blozat digjen. Kjo zgjat 10–20 minuta dhe ndodh vetëm kur motori është i ngrohtë dhe vozitet me shpejtësi konstante. Në qytet, shpesh ndërpritet.
Shenjat e DPF-së së bllokuar
- drita e DPF-së në ekran
- ventilatori punon pasi fikni motorin
- harxhim më i lartë i naftës
- vetura nuk merr fuqi dhe kalon në modalitet emergjent
- erë e fortë nga shkarkimi
Çka të bëni kur ndizet drita
Vozitni 15–20 minuta në rrugë të hapur me 60–80 km/h në marsh të ulët. Nëse drita nuk fiket, ejani në servis. Rigjenerimi me diagnostikim, ose pastrimi i filtrit, është shumë më i lirë se ndërrimi.
Pse bllokohet shpesh
Shkaku nuk është gjithmonë vozitja. Sensori i presionit diferencial, EGR, injektorët ose termostati i dëmtuar e bëjnë motorin të prodhojë më shumë bloza ose e pengojnë rigjenerimin. Këto kontrollohen para pastrimit.
Rigjenerimi me diagnostikim
Kur DPF-ja është shumë e mbushur për rigjenerim normal, në servis bëhet rigjenerim i detyruar me diagnostikim. Motori punon me rrotullime të caktuara dhe temperatura në shkarkim rritet që blozat të digjen. Para kësaj kontrollohet niveli i vajit, sepse rigjenerimi i shpeshtë e hollon vajin me naftë.
Pastrimi i DPF-së
Nëse DPF-ja ka shumë hi, që nuk digjet, ose rigjenerimi nuk ndihmon, filtri hiqet dhe pastrohet me procedurë të veçantë. Pastrimi i mirë e kthen filtrin afër gjendjes origjinale dhe kushton shumë më pak se filtri i ri.
Hiri dhe vaji
Hiri në DPF vjen kryesisht nga aditivët e vajit të motorit. Vajrat me normë për DPF (VW 507, 508) kanë pak hi dhe e zgjasin jetën e filtrit. Vaji i gabuar e mbush DPF-në më shpejt.
Pyetje të shpeshta
A mund të largohet DPF?
Largimi nuk është i ligjshëm dhe vetura nuk kalon kontrollin teknik. Ne e riparojmë ose e pastrojmë.
Sa zgjat një DPF?
Me përdorim normal 200.000 km e më shumë.
Pse ventilatori punon pas fikjes?
Shpesh sepse rigjenerimi u ndërpre. Vozitni sërish në rrugë të hapur.
Servis Volkswagen te Auto Energjia
Në Prishtinë bëjmë diagnostikim dhe servis për Volkswagen: motor, ndërrues, elektronikë, frena, suspension dhe klimë. Para çdo riparimi ju shpjegojmë çka është matur dhe pse rekomandohet puna.
